Nuk i përkushtohej fesë aq sa duhej dhe ishte divorcuar, zbardhet arsyeja pse babai solli vajzën në Shqipëri…

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen makabër të regjistruar ditë më parë në vendin tonë ku 49-vjeçari Fadi Alwan masakroi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare.

Burime për mediat bëjnë me dije se babë e bijë kishin konflikte të hershme, madje 24-vjeçarja e kishte denoncuar edhe për dhunë babain e saj në Gjermani.

Rayyan Alwan kishte konflikte të vazhdueshme me nënën, babain dhe vëllezërit e saj pasi ata pretendonin se ajo nuk ishte e përkushtuar ndaj fesë aq sa ata mendonin.

Ndërkohë, mësohet se Rayya ishte divorcuar dhe kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, gjë e cila ishte në kundërshtim me parimet e babait të saj.

Nuk i përkushtohej fesë aq sa duhet, 24-vjeçarja palestineze

Fadi dhe Rayyan

Fillimisht u tha se Fadi dhe Rayyan ishin partnerë, por më pas u zbulua se në të vërtetë ata ishin baba dhe bijë.

Sipas asaj që është shkruar në fashikujt e dosjes, bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, 49-vjeçari më datën 22 shkurt 2025 është larguar nga banesa e marrë me qira në Tiranë në orën 05:23 dhe në duar mbante dy qese plastike.

Në orën 09:50 ai ka udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe në orën 12:05 ka mbërritur në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, Greqi.

Dhe po në këtë datë ka udhëtuar drejt Amsterdamit, Holandë. Po këtu, kanë humbur edhe gjurmët e Fadi Alwan i cili është tashmë i dyshuari kryesor për vrasjen e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, Rayyan Alwan.

Gjithashtu, mësohet se 49-vjeçari pavarësisht se është shtetas palestinez dhe jeton në Gjermani, mbante dokumente greke si edhe pasaportë të shtetit të Kosovës.

Ndërkohë, një tjetër detaj tronditës u bë me dije më herët lidhur me këtë ngjarje. Sipas asaj që mediat e huaja shkruanin, dyshohet se 24-vjeçarja palestineze Rayyan Alwan përpara se të vritej është përdhunuar nga babai i saj Fadi Alwan.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *