“Nuk ishte shkak xhelozia”, 44 vjeçarja punonte në Bashkinë Shkodër, partneri i saj ishte i papunë

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Shkodrën, ku 34-vjeçari Kolë Manaj plagosi me armë zjarri bashkëjetuesen e tij 44-vjeçaren Anila Prendushi Ndoka dhe më pas vrau veten.

Kolë dhe Anila, bashkëjetonin prej disa vitesh, ndërsa 44-vjçarja ishte e divorcuar dhe nënë e tre fëmijëve nga martesa e parë.

E gjitha kjo skenë ka ndodhur në automjetin e dy personave që qëndronte i parkuar pranë banesës ku ata jetonin.

Pas aktit kriminal, të afërm të Anila Prendushi Ndoka kanë treguar se 44-vjeçarja ishte me profesion punonjëse sociale dhe aktualisht punonte pranë Bashkisë Shkodër. Ndërsa 34-vjeçari Kolë Manaj ishte i papunë dhe me vështirësi ekonomike.

Ky dyshohet të jetë edhe shkaku i vrasjes, sepse sipas të afërmve ata e përjashtojnë motivin e xhelozisë.

Ndërkohë, në brendësi të automjetit është gjetur dhe armë zjarri pistoletë që përdori viktima.

Sa i perket 44-veçares, nënës së tre fëmijëve edhe pse ka marrë një plumb në kokë, fatmirësisht ajo është gjallë. Në gjendje kritike për jetën, Anila po trajtohet në spitalin rajonal të Shkodrës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *