“Nuk jam divorcuar”, flet për herë të parë Parashqevi Simaku

Këngëtarja e madhe, Parashqevi Simaku, rrëfen për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria. Në një intervistë për “Opinion”, ajo tregon se fillimisht udhëtoi drejt Italisë, me një pasaportë të blerë.

E ndërsa i tregon me detaje emrat dhe çmimet e fituara, ka vetëm një gjë që nuk e pranon, divorcin me Robertin.

“Nëna ime më tha, do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këto refugjatët. Qante gjithmonë, aman tha se ti je shumë e njohur. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem…Po ti je Parashqevia, tha! Mos ki merak tha, se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room, se isha edhe e varfër.

S’kisha asnjë lekë! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga New York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në New York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasapotë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfeu Simaku.

Në 9 mars 1992, mbërriti në New York të Shteteve të Bashkuara.

“U shokova kur erdha. Gjëja e parë thoja është pse është qielli kaq i lartë, në Shqipëri ato retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha shkuar në një botë tjetër. Shqiptarët këtu më donin shumë.”

Thekson se në atë fitonte shumë me muzikën.

“Për ne ishte përrallë!”

Fevziu: Kur u divorcuat? 

“Nuk jemi divorcuar, me Robertin jemi burrë e grua mish e thua. Ne në Kavajë kemi një shprehje që thotë fatit të parë mos iu ndaj. Unë i kisha premtuar babës se ai do t’i kërkonte dorën time dhe Roberti shkroi një letër ku u prezantua në anglisht dhe më pas komshija ime ja përktheu babës. Pas asaj ne folëm në telefon dhe babai na dha aprovimin. Im atë thoshte gjithmonë që nëse ai e ka seriozisht do vijë dhe do flasë me mua, s’ka arsye pse ta mbani fshehur”, ka treguar Parashqevia. 

Këngëtarja tha se ishte zgjedhja e saj që kishte ndenjur jashtë dhe se gjatë kësaj kohe po studionte nga telefoni. Ajo pohoi se për djalin nuk kishte merak pasi e dinte se Roberti po kujdesej shumë mirë për të.

“Ne kishim një strehimore ku jetoja por pas pandemisë dola aty pasi nuk shihje këmbë njeriu. Ndonjëherë kur bëte shumë vapë largohesha që aty, por kishte gjithmonë njerëz që na jepnin para, ushqim, batanije. Një ditë erdhi më mori Eltoni, “from the streets to the stars”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *