Eshtë zbardhur dëshmia e Azgan Mernicës, një ditë pasi u dorëzua në polici për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliajt.
Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin, teksa ka treguar dhe si nisi konflikti që përfundoi tragjikisht mes tyre.
“Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”-, mësohet të jetë shprehur ai pas arrestimit.
Azgan Mërnica, është vetëdorëzuar në Polici pas negociatave nga babai dhe daja i tij mbrëmjen e djeshme. Mërnica ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi ai u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.
Ai vrau efektivin Novruz Cenaliaj pas një konflikti të çastit mes tyre, teksa në zonën përshkruhej si person problematik.