Në GJKKO po zhvillohet sërish sot seanca e radhës për dosjen famëkeqe “Plumbi i Artë” ku vijojnë të shqyrtohen deklaratat e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, i cili ka hedhur dritë mbi disa ngjarje kriminale ende të pazbardhura nga drejtësia.
Të pandehurit të pranishëm në sallë, janë përplasur me Dumanin i cili i është drejtuar “ish-kolegëve” të tij duke u thënë: “Do t’jua ha unë hallvën të gjithëve, nuk mund të ma hani hallvën ju mua”, pas një përplasje me tone të ashpra.
Nga krahu tjetër Enver Diva ka akuzuar Dumanin si shpifës duke ju përgjigjur: “Do ta shohim kush ia ha hallvën njëri-tjetrit, pse rren?
Pjesë nga seanca:
Avokati Ilia Ilia: Në çrrethana jeni njohur me Agron Qolin?
Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës.
Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare.
Për një farë kohë unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai iahte teknik ndërtimi.
Av: Me kë punonte aty?
Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.
Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?
Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kebë punuar bashkë.
Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?
Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.
Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.
Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.
Avokati Ilia: A ka pasur njohje Agron Qoli me Festim Qolajn?
Dumani: Nuk e di.
Avokati: Nga njihej Agron Qoli dhe Enea Prifti.
Dumani: Lidhja e tyre ishte Festim Qoli.
Dumani: Nuk vdes unë. Pa ju ngrenë hallvën të gjithëve nuk ma hani mua.
I pandehuri Enver Diva nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja ha hallvën njëri tjetrit.