Nëna e Asqer Mandrit pranon se djali i saj vendosi kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz. Në një intervistë me gazetaren Dorjana Bezat, nëna e 34-vjeçarit u shpreh se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë.
“Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu”.
Sipas saj, gruaja kishte planifikuar arrestimin e Mandrit.
“Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte”, pretendon ajo.
34-vjeçari Asqeri Mandri dhunonte dhe mbante të mbyllur në shtëpi, duke e monitoruar me kamera, bashkëshorten e tij.
I riu kishte 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania, ku më parë punonte, teksa pas kithimit në Shqipëri, ai kishtem betur pa punë. Nga xhelozia e tepërt, ai kishte penguar fillimisht bashkëshorten e tij që të punonte, duek e mbyllur në shtëpinë e tyre në Kodër-Kamëz. Ai ushtronte dhunë ndaj saj, e po asht ue kontrollonte ma kamera në çdo moment.