Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të dielë në lagjen “Haxhias” të Elbasanit, kur një sasi tritoli shpërtheu në korridorin e katit të 4-të të një pallati.
Incidenti ndodhi në derën e hyrjes së apartamentit të një 59-vjeçari, ku dy vajza jetonin me qira dhe shkaktuan dëme materiale.
Gjithashtu, në momentin e shpërthimit, aksidentalisht u plagos 26-vjeçari Enea Themollari, i cili jetonte në hyrjen përballë. Babai i tij, Artur Thomaraj, me lot në sy, tregon se djali ishte ngritur për të shkuar në tualet kur dera e dhomës së tij ra në kokë nga forca e shpërthimit.
Së fundmi është zbuluar se kush ishte shënjestra e këtij atentati. Xhovana Nikolli është vajza e cila ishte vënë në shënjestër. Ajo është mjaft e njohur në rrjete sociale pas një dedikimi për të dashurin e saj të burgosur.
Vajza në fjalë ka shpërndarë një video në rrjete sociale ku ka përmendur Nuredin Dumanin që “të mbajë” dashnoren e tij.
Kjo video është komentuar shumë dhe dyshohet se është një arsye pse ajo u vu shënjestër e këtij sulmi.
Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.
‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.
Amarildo është mjaft i njohur në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok, përmes partneres së tij, Giovanna Nikolli, e cila pavarësisht çdo përfshirjeje të partnerit të saj në ngjarje kriminale, nuk është tutur aspak të reklamojë jetën e tyre luksoze mes festave të pafundme me shishe shampanje, pushimet në restorte me pesë yje, dhurata të çantave të markave më të shtrenjta e tufave gjigante me trëndafila.
Jo të paktat herë kanë qenë rastet kur dyshja përfshiheshin dhe në sfida të ndryshme në Tik Tok, përmes të cilave përcillnin frymën e dy të rinjve adoleshentë. Nikolli është bërë bashkëpuntor me drejtësinë ku dyshohet se ka zbardhur dhe porosinë e vrasjes qe ai ishte nisur ta kryente në qytetin e Vlorës, e po ashtu dhe disa vrasje të tjera të bujshme në vendin tonë.
Xhovana edhe pse Nikolli është në qelinë e 313 ka gjetur mënyra të ndryshme për t’i qëndruar pranë të dashurit të saj, duke dërguar dron gjatë momentin që ishte në ajrim, apo dhe duke shkuar ne burgun e 313 e veshur si nuse video të cilat janë edhe në profilin e saj në Tiktok.