Olta Gixhari është futur këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother Vip Albania!
Por këtë herë… për t’i bërë një surprizë motrës së saj dhe për të sqaruar ‘aludimet’ nëse e mbështet apo jo motrën e saj.
“Unë e mbështes dhe do ta mbështes gjithë jetën, por në këtë rrugëtim që ajo po e përballon me shumë dinjitetet, pas saj”, tha ajo.

Për mesazhin e përfolur Brenda në shtëpi nga Rozana kur tha se i ka uruar fitoren asaj dhe jo motrës, ajo u shpreh: Nuk më pengon që jam përmendur, por konteksti më shqetëson pak. Do doja që gjërat të mos merren në mënyrë kaq dramatike.”
Gjatë takimit, Olta gjeti momentin për të sqaruar edhe Rozanën në lidhje me komentin e bërë në Big Brother VIP, ku u përmend emri i saj.
Ajo theksoi se, pavarësisht çdo situate, do të mbrojë gjithmonë motrën e saj, duke lënë të kuptohet se ai koment nuk është shkruar nga ajo.
Rozana iu përgjigj duke e falënderuar për fjalët , por shtoi me një nënkuptim se “motrat e vogla janë më të mira”, duke lënë të hapur një diskutim mbi situatën mes dy motrave.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se, ndonëse Olta i erdhi Gertës, kjo e fundit nuk i ka shkuar Oltës në të njëjtën mënyrë.