Situata në vendin fqinj nga përmbytjet nuk është aspak e mirë. Pothuajse të gjitha fshatrat në Kardicë janë nën ujë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që moti i keq vijon që nga dita e martë.
Në shumë fshatra në komunën e Palamas, njerëzit janë në çati ose vende më të larta duke kërkuar ndihmë. Situata në zonën e Metamorfosit është zemërthyese.
Është kërkuar ndërhyrje nga Forcat e Armatosura, ndërsa kërkohen edhe helikopterë për shpëtimin e qytetarëve. Të përmbytur janë edhe fshatrat e bashkisë Kardicë dhe Sofadon.
Pamja në qytetin e Kardicës është më e mirë, por sërish ka nisur të bjerë shi, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.