Pamjet në Shkodër, zjarri shkrumbon tregun dhe disa banesa, vjen ndihma dhe nga Mali i Zi

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar pamjet e zjarrit të rënë në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.

Siç shihet nga pamjet, zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Balla thotë se në ndihmë për të shuar zjarrin e madh kanë mbërritur edhe forca zjarrfikëse nga bashkitë fqinje, ndërsa Forcat e Armatosura ndërhynë nga ajri me helikopter.

“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi. Policia e Shtetit ka evakuuar banorët e banesave në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër. Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit”, shkruan ministri Balla.

Njoftimi i policise

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, thotë policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *