Parashqevi Simaku më në fund ka dalë nga spitali psikiatrik. Lajmin e ka bërë të ditur njeriu i cili nisi çdo gjë që ajo të arrinte deri këtu, Elton Ilirjani.
Nëpërmjet disa fotove të shpërndara në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare e njohur e viteve ’80, shihet totalisht e transformuar tamam siç i ka hije një dive si ajo.
Pasi u shpëtua nga situata e rrugës, prej vitesh pa kontakte me familjarët në Shqipëri, dhe as me djalin që la të vogël pas divorcit në Nju Jork, Parashqevi Simaku kaloi një situatë të rënduar krizash nervore, që ngritën nevojën e trajtimit të saj në një spital psikiatrik.