Detaje të reja mësohen lidhur me dëshminë e dhënë nga efektivi i RENEA-s, Altin Morina pas arrestimit nën dyshimet për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre. Pasditen e 14 marsit ai u vu në pranga pasi në makinën që ai drejtonte u gjetën të fshehura në sediljen e pasagjerit një shumë prej 113 mijë euro.
Morina ka thënë para hetuesve se “paratë janë të justifikuara dhe vijnë nga një biznes”.
“Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”.
Por pavaresisht qendrimit të tij mbi origjinën e parave, Panorama mëson se Policia po kryen verifikime për transaksionet bankare të Morinës dhe familjarëve të tij.
Në vitin 2015, në kohën kur sherbente si efektiv i FNSH, mësohet se Altin Morina ka qënë i arrestuar pas një sherri të ndodhur. Por pas hetimeve ai fitoi pafajësinë.