Pasardhës i Fan Nolit/ Ndërron jetë At Artur Liolin, i rritur në SHBA nga prindër korçarë

At Artur Liolin është ndarë nga jeta në SHBA në moshën 82-vjeçare. Liolin njihet si një nga shqiptarët më me ndikim në kishën Orthodokse dhe mbi të gjitha në Boston, ku ka drejtuar Kishën e Shën Gjergjit, të cilën prej shumë vitesh e drejtoi Fan Noli. Liolin ka lindur në New York në vitin 1943 nga dy prindër shqiptarë nga fshati Boboshticë i Korçës. 82-vjeçari krijoi bibliotekën e parë të Fan Nolit në SHBA ku dhe vlerësohet si një pasardhës i tij.

At Arturi u martua me priftëreshën Margarita me të cilën ka tre fëmijë. Studimet e larta i kreu në vitin 1967 për Histori Arti në Universitetin Princeton. Gjithashtu, ka bërë studime në Institutin “Albert Schveitzer” në Zvicër në programin: “Kriza në Qytetërimin Perëndimor,” ku përfshihen një sërë hulumtimesh ekonomike, kulturore, historike dhe filozofike. At Arturi ka shkruar mjaft artikuj rreth çështjes shqiptare në gazetën “Dielli,” dhe më tej nëpër revista te ndryshme si “Liria”, Illyria”, “Koha Jonë” etj.

Në vitin 1970 a mori gradën priftërore në Boston, ku i ka shërbyer popullit shqiptaro-amerikan. Liolin e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1991 dhe ka vizituar 22 qytete. Ai ka qenë një zë i fuqishëm i mbrojtjes së çështjes shqiptare të cilës i ka kushtuar dhe disa libra.

Liolin ka dhënë një intervistë të njohur për Shqipërinë në BBC, ku ka folur për vjetërsinë e shqiptarëve në Europë. Nga ana tjetër ai ka folur për Fan Nolin, figurës së cilës i kushtoi shumë shkrime dhe studime. At Liolini thoshte për BBC, se Kisha Shqiptare u themelua 100 vjet më parë nga Fan Noli duke pasur një rol të dyfishtë fetar e kombëtar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *