Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Prishtinë ku Sokol Halili i mori jetën gruas së tij 35 vjeçare Hamide Magashi. Çifti ka qendruar i martuar vetëm pak muaj ndërsa gruaja e ka denoncuar për dh u n ë dhe i ka kërkuar divorcin.
Ngjarja ndodhi para maternitetit të qytetit ku kishte edhe kalimtarë rasti, por askush nuk e ndihmoi gruan. Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.
“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”. Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka thënë dëshmitarja.