Prej dy ditësh publiku i Big Brother është tronditur pas një deklarate të bërë nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili tha se vuan nga një tumor i rrallë që duhet kuruar. Sot i vënë para fakteve se analizat i janë përsëritur dy herë nga produksioni dhe ai ka dalë shkëlqyeshëm nga ana shëndetësore, Luizi tha se e kishte për një shok por s’po e kuptonte pse është keqkuptuar.
I detyruar ai ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe po drejtohet spitalit për të bërë analizat e nevojshme për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Luizi: Unë nuk e bej për vëmendje këtë, se unë nuk jam një banor, që s’kam pasur vëmendje, nuk po ja bëjë vetes. S’mund ta zhys veten kështu!
Arbana-Luizit: Për qetësinë tënde, të banorëve, të familjarëve, Big Brother të jep mundësinë tani të shkosh në spital, të bësh çfarë ke nevojë dhe të kthehesh dhe të sqarohesh! Ja ke borxh vetes, banorëve dhe publikut!