Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se rreth orës 06:30, në aksin Lushnjë-Tiranë, është regjistruar një aksident me pasojë plagosjen e tre personave, mes tyre dy të mitur.
Automjeti me tre anëtarë të një familje brenda ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë mbeti i plagosur shoferi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij të mitur të cilët me urgjencë u dërguan në spitalin e Lushnjës.
Personi i cili u përfshi në aksident është biznesmeni i njohur Kristian Boçi dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Boçi dhe dy fëmijët e tij janë dërguar me urgjencë me autoambulancën e Lushnjës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se Boçi ka pësuar fraktura në kokë, ndërkohë fëmijët e tij kanë pësuar dëmtime të lehta. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e të treve është stabël.