Pasi ndau çiftin dhe rrahu të riun, ish shefin e doganës Fier e ndjek fati i keq, aksidentohet…

Arlind Lagji, ish-drejtuesi i Doganës në Fier është përfshirë në dy aksidente këtë mbrëmje. Ngjarjet ndodhën njëra pas tjetrës në Vlorë. Lagji ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Tuareg” në momentin që ka përplasur një kmëbësore, 66 vjeçe. Por, 45-vjeçari e ka lënë këmbësoren të plagosur në rrugë dhe është arratisur nga vendngjarja.

Në të njëjtin aks, pas disa metra është përplasur me një tjetër makinë, me drejtues B. C., 63 vjeç. Për pasojë, ka mbetur i plagosur 63-vjeçari, ndërkohë që përplasja e makinave ia pamundësoi arratisjen ish-drejtuesit të doganës, Arlind Lagji. Ai është shoqëruar në komisariat, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Arlind Lagji u bë i njohur për publikun pas përgjimeve të publikuara nga një i ri i quajtur Algert Beluli, pasi ky i fundit e akuzonte se e kishte dhunuar dhe e kishte ndarë nga gruaja. Shiko këtu 

Njoftimi:

Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç. Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë ra

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *