Aktivisti Genc Sejko ka reaguar pas vendosjes së ligjit për për nxjerrjen e patentës në Shqipëri, ku tarifa do të jetë 850 mijë lekë. Me anë të një postimi në Facebook, Sejko shkruan se kostoja e marrjes së patentës në Angli shkon rreth 170 mijë lekë, ndërkohë që bën krahasimin me Shqipërinë. Sipas Sejkos, testi i teorisë në Angli është 24 paund, testi i praktikës kushton 62 paund dhe patenta provizore kushton 34 paund.
Postimi i Plotë:
Kosto e marrjes së patentës në Britani, £34 patenta provizore, £24 testi i teorisë dhe £62 testi i praktikës, totali £129 (që përfshin edhe kartonin) ose 17.000 lekë. Kosto e marrjes së patentës në Shqipëri, 85.000 lekë. Pesë herë më e lartë se në Britani. Kot sa për muhabet, se unë e di që ju mbani edhe më shumë.
Lajmi për dyfishimin e çmimit të patentave ka marrë shumë vëmendje në publik që nga dalja e tij. Por drejtori i Drejtorisë së Përgjithshshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, thotë se nuk ka asgjë të tillë, pasi sipas tij, çmimi i patentave ka qenë 850 mijë lekë të vjetra dhe jo aq sa bëhet tani.