Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Myslym Shyri në Tiranë ku një makinë ka hipur mbi trotuar duke rrezikuar jetët e njerëzve.
Drejtuesi i një mjeti tip “Peugeot” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Mjeti ka përfunduar në trotuar e më pas në vitrinën e një dyqani mishi. Siç shihet dhe nga pamjet, rruga ka qenë me kalimtarë, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.
Një nga personat që i shpëtuan përplasjes ishte edhe pedagogia e gazetarisë Raimonda Nelku. Ajo ka shkruar në një postim në rrjetet sociale:
“Me fat kur i shpëton goditjes fatale. Ja çdo të thotë të ndodhesh në momentin e gabuar, në vendin e gabuar edhe pse je duke shkuar në punën tënde në trotuar , në vendin më të sigurt të mundshëm. Falë zotit pa lëndime në njerëz. Një i pirë mund ta shndërrojë një çast në një tragjedi.”