Legjenda e futbollit Pele ka njohur më në fund bijën e tij sekrete në testamentin e tij pas vdekjes, edhe pse e kishte mohuar gjatë gjithë jetës dhe 17 vjet pasi ajo kishte vdekur.
Ikona braziliane e futbollit kishte refuzuar se ishte babai i Sandra Regina, duke e lënë atë zemërthyer për vite me radhë deri sa vdiq 17 vjet më parë.
Por megjithë këtë 82-kishte kërkuar në dëshirat e fundit që ajo ose dy djemtë e saj të flisnin me të, dy ditë para vdekjes së tij më 29 nëntor.
Tashmë raportohet se Pele i ka lënë atyre një pjesë të trashëgimisë së tij disa milionëshe, duke emëruar më në fund Sandra si një nga shtatë fëmijët e tij në testament.
Zhvillimi sjell më në fund një mbyllje për dramën familjare që kishte prekur tre herë fituesin e kupës së botë, teksa fëmijët e gruas Octavio Felinto Neto e Gabriel Arantes do Nascimento thonë se më në fund u realizua ëndrra e nënës së tyre.
E përditshmja Mirror citonte Gabriel të thoshte: “Kam folur me tezet e mia dhe ato thanë se gjyshi donte të na takonte. Ishim shumë të emocionuar pasi ishte diçka që ne e prisnim prej vitesh. Çdo familje ka konfliktet e saj por ka momente kur bashkimi dhe dashuria janë më të rëndësishme prandaj jemi shumë të lumtur”.
Sandra, e cila vdiq nga kanceri në 2006, lindi pasi Pele kishte një lidhej me pastruesen e tij Anisia Machado.
Zonjusha Machado kishte luftuar prej vitesh që ai të pranonte atësinë e fëmijës por futbollisti famshëm kishte refuzuar edhe kur testi i ADN-së provoi faktin.
Sandra mori të drejtën për të përdorur mbiemrin e Pele, Nascimento, në vitin 1996 pas një beteje ligjore disa-vjeçare.
Ai ka tre fëmijë nga martesa e tij e parë, dy binjakë nga martesa e dytë dhe dy fëmijë, përfshi dhe Sandra, nga lidhje jo-martesore.
Pele u martua me gruan e parë Rosemeri dos Reis Cholbi në 1966 me të cilën lindi dy bija – Kelly e Jennifer – si deh djalin Edson.
Djali i tij, i njohur gjithashtu si Edinho, u dënua me 33 vjet burg për pastrim parash dhe trafik drogash në 2014 por dënimi u reduktua në 12 vjet në apel.
Martesa e tij e parë përfundoi në 1982 kur Pele u lidh me prezantuesen televizive Xuxa, e cila ishte vetëm 17 vjeçe asokohe.
Në prill 1994, ai u martua me psikologen, këngëtare kishtare Assiria Lemos Seixas, me të cilin lindi binjakët Joshua e Celeste në 1996.
Pele ka njohur një tjetër vajzë të jashtëligjshme, Flavia Kurtz, pas një historie me gazetaren Lenita Kutz në vitin 1968.
Pele lë pas motrën e tij Maria dhe nënën 100-vjeçare Celeste, e cila raportohet se nuk e kupton i biri i famshëm ka vdekur.
E veja e Pele, Marcia Aoki u pa në funeralin e të shoqit duke përqafuar të birin Edinho.