Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me platformën “TikTok” në vendin ton, pas vendimit për mbylljen e rrjetit social.
Rama tha se për momentin nuk ka hapa pas nga ky vendim, duke shtuar se i janë parashtruar problemet kompanisë, e cila pritet të japë një zgjidhje.
“Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me Tiktok, me i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozime për ti adresuar këto shqetësimi.
Një nga pikat është që Tiktok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Dhe kështu, nëse një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtra…
Kam përshtypjen se edhe pse është një sfidë të vetme për t’i mundur të rinjtë të këtë fushë, një VPN e një shteti tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen…”- tha Rama.