Përdorte fenelina policie te makina personale, ndëshkohet me gjobë ministrja Delina Ibrahimaj

Policia Rrugore me dorë të hekur, duket se nuk do të tolerojë më asnjë shkelje.

Së fundmi vetë autoritetet e policisë kanë dhënë njoftimin se kanë ndëshkuar me një gjobë prej 40 mijë Lekë, Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

Shkak sipas policisë, është fakti se “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”.

“Njoftim i Rëndësishëm! Sot kemi ndërmarrë masa të rrepta ndaj disa mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në mesin e tyre janë edhe automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.

Në videon tonë, mund të shihni se si këto mjete, përfshirë ato që përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme, janë trajtuar sipas ligjit. Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore!”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *