Përfshihet nga flakët tarraca e një objekti 4 katësh në afërsi të lagjes së SMT në Korçë.
Bëhet me dije se është përfshirë nga flakët pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse të cilët po bëjnë shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihen rrethanat, por dyshohet që zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut.
Zjarri është izoluar e po punohet për fikjen totale të tij.