Një i moshuar ka ndërruar jetë pas plagëve të marra dy ditë më parë nga rënia e zjarrit në banesë. 89-vjeçari, Koço Zhidro u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi mori djegie në nga rënia e zjarrit në banesë.
Nga rënia e zjarrit pati probleme edhe pronarja e banesës e cila u dërgua në spital por pa dëmë serioze vetëm probleme me frymëmarrjen. Ngjarja ndodhi dy dutë më parë në lagjen nr. 4 në Korçë. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa dyshohet se ka qenë zjarr për shkaqe aksidentale.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.