Përgjimet/ “Bari më i frikshëm që ekziston”. Blerësi: S’du me vdek

Elgert Gjoni është një nga të arrestuarit nga operacioni ‘Tempulli’. Nga hetimet ka rezultuar se ai është personi që siguronte kanabis llambe nga Kanada. I riu është mbajtur për muaj me radhë në vëzhgim nga agjentët e antidrogës, madje është përgjuar, si i janë bërë blerje të stimuluara për të faktuar aktivitetin e tij të shpërndarjes së drogës.

Sipas përgjimeve, ka rezultuar se një dozë të lëndës narkotike që ai sillte nga Kanadaja me postë e shiste deri në 300 euro. Në përgjim, Elgert Gjoni shfaqet duke komunikuar me një nga blerësit e identifikuar me emrin Enea, dhe ky i fundit i kërkon që t’i sigurohet një dozë e tillë.

Përgjimet:

Elgert Gjoni: Nga cila.

Enea: Nga ato pra.

Elgert Gjoni: Nga ato konservattt?

Enea: Konservat e peshkut.

Elgert Gjoni: Po të folim me atë bosin tjetër o xhi.

Enea: Jo më të paktën naj 30 tshe ca me the ti mu?

Elgert Gjoni: Si 30 tshe konserva? Ato jan do pako të zeze

Enea: Ato që më tregove në foto o burr ca kishte apo se m

Elgert Gjoni: Po e di o xhi, që kush është 30 tshja o xhi.

Enea: Po dhe kjo e mirë ishte.

Elgert Gjoni: Është 3.5 (tre pikë pesë) gramë 30 tshja qic vlla se nuk I kam hy kot këtij muhabeti për 300 euro.

Enea: 300 euro?

Elgert Gjoni: Po.

Enea: ca është kjo?

Elgert Gjoni: Rabi më i frikshëm që ekzisto

Enea: Jo mor shok se s’du me vdek unë.

Elgert Gjoni: Jo nuk vdes se ta jep do lloj efektesh që nu 30 tshe o xhi, është 3.5 gramshe dhe ajo qia robt e pëlqe

Enea: Atë do mor unë me kismet nga e premtja..

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *