Ish-kryeministri Fatos Nano prej ditësh është në gjendje të rëndë shëndetësore në një nga spitalet private në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se gjendja e ish-kryeministrit është përkeqësuar ndjeshëm, dhe se kanë marrë vendimin për ta hequr nga intubimi. Ata kanë përdorur procedurën “Trakeostomi”, që do të thotë furnizim me oksigjen për përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë.Mësohet se mjekët kanë bërë një ndërhyrje në rrugët e sipërme respiratore. Nëpërmjet këtij tubi të vendosur në qafë, lejohet kalimi i ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit respirator. Sipas mjekëve, ai është i vetëdijshëm, por nuk mundet të artikulojë.