Përplasen dy makina në Pogradec, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *