Ky vit po rezulton i mbarë për fermerët e pjeshkës në zonën e Lushnjës.
Prej 20 vitesh ata merren me kultivimin e frutit, por ky sezon po rezulton i frytshëm si në aspektin e prodhimit, por edhe atë të çmimit. Një kilogram pjeshkë po shitet me 120 lekë për eksport, nga 50 lekë një vit më parë. Këtu ka ndihmuar dhe moti i paqëndrueshëm në vendet e rajonit që konkurrojnë me vendin tonë në këtë kulturë.
Në Lushnjë, zona që kultivon pjeshkën është zona e Barbullinjës. Ndryshe nga zonat e tjera ku shumica e fermerëve kanë ndërtuar sera diellore, në këtë zonë fermerët e kanë parë më me leverdi kultivimin e këtij produkti, gjë që e tregon rritja e sipërfaqes ndër vite.