Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ue pas një sherri një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë.
Thuhet se sherri ka nisur për një vajzë, pasi motra e Orgito Hoxhës fliste në rrjetet sociale me të riun R.P. Sot drejtoresha e shkollës i ka thirrur vajzën dhe djemtë e tjerë që të sqaroheshin dhe të “shuanin gjakrat”, por si duket situata u përkeqësua.
Kur vëllai i vajzës ka dalë nga shkolla ka qenë shoku i R.P, Marino Beshello që e ka goditur me kasketë 18-vjeçarin dhe më pas ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit.
Policia ka arrestuar autorin 19-vjeçar, ndërsa 18-vjeçari është dërguar për në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
“Më datë 12.04.2023, në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”njoftoi policia në rjetet sociale.