Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi 6 vite më parë siguroi kushtet dhe mjetet materiale, për të vrarë në një lokal.
Në pranga ka rënë Lorenc Kuqo, 41 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 3 muaj.
Kujtpjmë që më 25.04.2017, 41-vjeçari, pas konflikteve për motive të dobëta me 3 shtetas, kishte planifikuar që ti vriste ata. Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi ngjarjen e rëndë, që ishte planifikuar të ndodhte në ambientet e një lokali. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automatik kallashnikov, 1 automjet dhe 1 kapuç (maskë), që i posedonte shtetasi Lorenc Kuqo.
Njoftimi i policisë së Pogradecit:
Siguroi kushtet dhe mjetet materiale, për të vrarë në një lokal, 3 shtetas me të cilët ishte konfliktuar për motive të dobëta, në vitin 2017, vihet në pranga 41-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim:
-Lorenc Kuqo, 41 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 3 muaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.