“Po bëja investigim”, Mbyllen hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, ja çfarë deklaruan në gjykatë

Dosja në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Kukësit ka kaluar për gjykim. Dy të pandehurit e çështjes, që u konsiderua në fakt një skandal në zyrat e shtetit që tronditi mbarë opinionin publik, kanë vijuar akuza dhe kundër akuza për rastin në sallën e gjyqit.

Alma Kaçi, e cila u hetua edhe në masën e arrestit shtëpiak, i ka qëndruar versionit të saj të fillimit duke pohuar se kishte shkuar në Kukës pasi e dinte se Safet Gjici ishte një abuzues dhe shpërdoronte postin. Ndërkohë që Safet Gjici, i ka mëshuar faktit se ai ishte një sulm i sajuar nga ushtarët politik por që nuk qëndron në asnjë asket shpërdorimi i detyrës nga ana e tij.

Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të dy personat, të cilët ishin protagonistë me video të atij skandali, pamje që u hodhën në rrjetet sociale dhe që dolën nga telefoni i Alma Kaçit. Gjyqi ndaj tyre do të bëhet me dyer të mbyllura ndërkohë që pritet edhe dënimi i tyre që në fakt gjykimi i shkurtuar edhe do tua ulë ndjeshëm masën e ndëshkimit.

KALIMI PËR GJYKIM

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe shtetases Alma Kaçi. GJKKO e me trupë gjykuese Atalanta Zeqirin pranoi kërkesën e përfaqësueses së akuzës Manjola Kajana për ta kaluar dosjen për gjykim për veprat penale ‘Korrupsion pasiv’ sa i përket Gjicit dhe ‘korrupsion aktiv’ për Kaçin.

Gjithashtu GJKKO pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar por jo atë për pushim të akuzave. Në seancën me dyer të mbyllura, Kaçi iu ka qëndruar deklarimeve të mëhershme, duke thënë se kishte sinjalizime se pushtetari vendor abuzonte me detyrën, dhe kishte vendosur të kryente skenarin për të provuar dyshimet sipas saj përmes një investigimi.

”Kisha dëgjuar dhe marrë informacione se zyrtarë të tillë kryenin veprime në shkelje të funksionit, përfshirë edhe Gjicin. Vendosa të bëj një investigim, nuk kisha aspak qëllim të përfitoja tender apo ndonjë favor të tillë. Doja vetëm të faktoja se si zyrtarët e lartë abuzojnë me detyrën”, tha Kaçi në gjyq.

Ndërkohë Safet Gjici tha se skenari është i sajuar duke mos kursyer as akuzat.

“Nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë firmë a vendim që të provojë se e kam kryer veprën penale. Është çështje e sajuar nga ushtarë politik”, tha Gjici.

Vetëm pak javë pasi ishte rikonfirmuar për herë të dytë si kryebashkiak i Kukësit, në zgjedhjet e 14 majti 2023, Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual në zyrën e punës, ku kryente marrëdhënia seksuale me Alma Kaçin.

Në kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim, ndryshe nga pretendimet e Gjicit, thuhet se është provuar fakti se zyrtari pranon ndihmën e kërkuar nga Alma Kaçi për ta paraqitur projektin e saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet më 25 nëntor 2023, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës. Prej 24 qershorit 2023, kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim ndërsa Alma Kaçi po gjykohet në masë sigurie ‘arrest shtëpie’.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *