Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pasi një kamion ka përplasur një autoambulancë në afërsi të qytetit të Lushnjes.
Për pasojë, pas përplasjes ka mbetur i vdekur pacienti që po transportohej me urgjencë drejt Tiranës.
Viktima është identifikuar të jetë Dashamir Koçaj, 77 vjeç, nga qyteti i Vlorës. Përplasja ka ndodhur në kryqëzim të autostradës, Lushnje-Fier, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Burime bëjnë me dije se një kamion i drejtuar nga 31-vjeçari Leonard Gjini është përplasur me ambulancën e cila ishte duke transportuar 77-vjeçarin në Tiranë. Mësohet se i ndjeri nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka humbur jetën.
Të lënduar kanë mbetur drejtuesi i ambulancës, infermierja dhe vajza e 77-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spital.
Mësohet se mjeti tip kamion “ICECO” me targa AA288UR me drejtues mjeti Leonard Gjini i datëlindjes 08.03.1992 është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AB883CF (ambulanca), me drejtues shtetasin Flori Ramo.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëhere policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.