Nëse e shihni njoftoni policinë! Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, ku një 40 vjeçar vrau dy gra dhe plagosi disa persona të tjerë.
Policia kërkon ndihmë për kapjen dhe neutralizimin e 40-vjeçarit Dan Hutra.Sipas raportimeve thuhet se 40-vjeçarin qarkullon i lirë dhe ka plagosur me thikë një person në zonën e Astirit.
Disa minuta më herët ai vrau 2 gra në Paskuqan, familjarë të ish-gruas. Hutra doli nga burgu më 16 shkurt pasi vrau gruan në vitin 2007 në Kukës.
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Hutra rezulton se ka vrarë gruan e parë në 2007 si dhe ka qenë i dënuar për dhunë ndaj nënës dhe përdhunim ndaj kunatës së tij.