Është publikuar fotoja e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko dy orë para se ajo të dhunohej e të hidhej nga ballkoni nga persona ende të pa identifikuar.
Në foto ajo duket në shoqërinë e një vajzë tjetër, e cila dyshohet se është shoqja e saj e dhomës që pritet të merret në pyetje nga prokuroria.
Deri tani për vdekjen e 22-vjeçares nuk ka asnjë të arrestuar nga policia, përveçse është shoqëruar ditën e sotme në komisariatin numër 1, Rodi Barçi 32 vjeç, i cili deri tani ka deklarua se në momentin që ka ndodhur ngjarja ai ka qenë i ndarë nga 22 vjeçarja.