Një 35 vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të hënë në Orikum, pasi mjeti me të cilin ai po punonte ka rënë në kontakt me telat e energjisë elektrike. Arbër Ferati ishte shofer kombajne dhe po korrte grurë në tokat e zonës, kur ka gjetur vdekjen.
Fatkeqësisht, mjeti bujqësor ka rënë në kontakt me telat e korentit dhe shkarkesa elektrike ka qenë e madhe, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 35 vjeçarit.
Periudha aktuale është sezoni kur fermerët korrin grurin dhe kulturat e tjera bujqësore. Në mbarë vendin ka filluar puna, nisur dhe nga fakti se ditët e fundit koha ka qenë e mirë dhe pa reshje, duke favorizuar korrjen dhe shirjen e grurit.