Një 50 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Qafë Muzinë pasi makina me të cilën ajo udhëtonte ra në humnerë.
Etleva Bejko, po kthehej nga Greqia në Konisol për të takuar familjarët e saj, kur mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se 50-vjeçarja kishte emigruar në Greqi rreth 25 vite më parë dhe jetonte në Janinë. Ajo ishte nënë e një djali.
Gruaja kishte një makinë “Hyundai” dhe para se të ndodhte ngjarja ajo kishte hyrë live në Facebook ku tregonte se po kthehej, ndërsa ishte në drejtimin e mjetit.
Ende nuk dihet nëse ka qenë telefoni shkaktar për aksidentin.