Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, teksa mësohet se një 64-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi rënë nga pema. Raportohet se i ndjeri po mblidhte arra, por aksidentalisht ka rënë duke pësuar dëmtime të shumta në kokë.
Pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital, nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Ai jetonte në Vlorë, por kishte shkuar në vendlindje për të mbledhur prodhimet e këtij sezoni.
Policia e ka cilësuar ngjarjen si aksidentale, ndërsa ABC Neës ka zbuluar edhe identitetin e të ndjerit. Engjell Zere ka humbur jetën teksa ka rënë nga pema ku po mblidhte arra.