Një 55-vjeçar, banues në Tiranës është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, pasi mësohet se u rrëzua aksidentalisht.
Shtetasi me inicialet A.P. thuhet se ka marrë dëmtime pas rrëzimit teksa riparonte çatinë e banesës në fshatin Shkozë, të Korçës.
I lënduari është nisur menjëherë drejt spitalit të Korçës për të marrë kujdesin e duhur.
Njoftimi i Policisë:
Mesditën e sotme, në fshatin Shkozë, Maliq, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.