Një 29-vjeçar nga fshati Vërdovë në Pogradec është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 12 vjeçe.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga burime pranë policisë Pogradec bëhet e ditur se 29-vjecari bashkëjetonte me 12-vjecaren.
Kallëzimin sipas policisë e ka bërë nëna e 12-vjecares, por ajo që bëhet e ditur po nga të njëjtat burime, është se ka qenë nëna ajo që ka bashkëjetuar me një person, i cili ka pasur me vete dhe djalin e tij, ku ky i fundit ka krijuar lidhje me vajzën e “njerkës” së tij.
Sipas policisë ata bashkëjetonin të katërt në shtëpi ndërsa vajza në prani të psikologes ka thënë se me djalin kanë 2 vite lidhje që kur ajo ka qenë në moshën 10-vjecare.
Ajo gjithashtu ka treguar se ka qenë dëshira e 2 palëve për të krijuar këtë lidhje.
Ndërkohë policia e ka shoqëruar 29-vjecarin në komisariat për të kryer veprime të mëtejshme proceduriale. Ajo që ngre dyshime është denoncimi pasi nëna është ndarë nga partneri i saj.