Pogradec, 51 vjeçari arrestohet se solli verë dhe pesticide nga Maqedonia/ Procedohen disa shtetas për vepra të ndryshme

Komisariati i policisë Pogradec ka njoftuar lidhur me ngjarjet dhe arrestimet e fundit në këtë qytet.

Kështu mësohet se një 51 vjeçar me inicialet I.I nga Pogradeci është arrestuar pasi në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, u gjet një sasi me pije alkoolike (verë) dhe një sasi me pesticide kimike që përdoren për produktet bujqësore, të cilat dyshohet se 51-vjeçari i ka kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë, duke shmangur kontrollin doganor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

F. M., 66 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se për një periudhë 3-vjeçare, i ka marrë një 63-vjeçareje, 3 000 euro, duke e mashtruar;

Sh. E., 49 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka fyer një 16-vjeçare, në fshat;

Sh. H., 62 vjeçe, banuese në fshatin Starovë, Pogradec, pasi dyshohet se në ambientet e një institucioni në Pogradec, me vetëgjyqësi, ka futur disa sende dhe orendi shtëpiake, me pretendimin se është pronë e vjetër e familjarëve të saj.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për një 15-vjeçar, banues në Pogradec, pasi në gjimnazin ku ky shtetas është nxënës, gjatë kontrollit fizik të kryer nga oficeri i sigurisë së shkollës, iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës material.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *