Pogradec, i mori jetën 52 vjeçares, kapet autori i dyshuar

Hetuesit kërkojnë provat për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço në kazanët e mbeturinave përballë pallatit në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit ku viktima jetonte.

Sipas burimeve, policia ka gjetur peshqirë dhe kartopeceta me gjak në koshin e mbeturinave afër pallatit ku jetonte viktima, të cilat dyshohet se janë përdorur nga Ilirjan Selmani për të zhdukur provat dhe për të pastruar vendin e ngjarjes.

Kozeta Teço u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm (28 Korrik), rreth orës 06:00, në banesën e saj të përfshirë nga flakët.

Fillimisht u raportua se viktima ishte asfiksuar nga tymi, por hetimet kanë marrë tjetër kthesë, duke zbuluar se kishim të bënim me një krim.

Sipas burimeve, në trupin e viktimës janë konstatuar shenja mbytje dhe dëmtime me mjet prerës.

Autori i dyshuar Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte lidhje intime me Kozeta Teçon, fillimisht e ka vrarë 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjakun duke pastruar vendin e krimit dhe në fund i ka vënë zjarrin ambienteve të shtëpisë.

Burime bëjnë me dije se i riu ka ndezur disa vatra zjarri në banesë për të humbur gjurmët.

Këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përballë pallatit ku ndodhi krimi kanë ndihmuar blutë të identifikojnë dhe të shoqërojnë Ilirjan Selmanin.

Për të dokumentuar dyshimet ndaj të riut nga Pogradeci, i cili dyshohet se ka pasur një lidhje intime me viktimën, policia e ka shoqëruar nga komisariati drejt banesës ku ndodhi vrasja për të kryer eksperimentin hetimor.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pas daljes nga banesa, ka mohuar ta ketë kryer ai vrasjen.

Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *