Një 27-vjeçar banues në fshatin Hondisht, Pogradec, ndodhet në burg, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.
Raportohet se e mitura ka deklaruar para policisë se e gjithë marrëdhënia mes saj dhe 27-vjeçarit ka qenë me dëshirë. Ajo ka shtuar se e ka gënjyer 27-vjeçarin për moshën reale dhe ai nuk kishte faj në këtë mes.
Ishin familjarët e vajzës që e kanë denoncuar në polici 27-vjeçarin pasi vajza kishte vendosur një foto profili me të shoqëruar me një unazë. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar para oficerëve se kishte qëllime serioze me të miturën dhe se nuk e dinte moshën reale të saj.
Mirëpo, pavarësisht të gjitha pretendimeve nga vajza dhe nga 27-vjeçari, ai qëndron ende në burg.