“E zbulova nga telefoni. Ai e pranoi, ndërsa psikologia më tha sot që ata të dy duhen. Vajza më thotë e kam si vëlla, por mendoj se bëjnë lojë me mua”. Kështu ka deklaruar nëna e 12-vjeçares, Mirela Bosi, e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh.
Sipas saj, prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë.
“Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël, ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij. Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë, i dëgjova pas derës, por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi, sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”.
Jashtë kamerave vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin prej 1 viti e gjysmë dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për t’u martuar kur ajo të rritej. Sipas saj marrëdhënia e tyre është konsumuar brenda banesës ku jetonin, por pa dijeninë e nënës. Pas denoncimit e mitura thotë se nuk i është nënshtruar ende kontrolleve mjekësore, ndërkohë që është marrë në pyetje disa herë nga psikologia.
Dy ditë më parë policia e Pogradecit ka arrestuar 29-vjeçarin, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënies seksuale me të miturën, pas denoncimit të nënës së vajzës 12 vjeçare.