Një polic u arrestua sot në portin e Durrësit pasi u zbulua se kishte lejuar të kalonte kufirin një person në kërkim. Polici Gledis Lushi u vu në pranga pasi lejoi të kalonte Elidon Çelën.
I riu nga Lushnja është pronari i Agjencisë “Buon Aventura”, i cili u arrestua në portin e Durrësit në tetor të vitit të shkuar me 522 mijë euro të padeklaruara.
Në dhjetor të 2022, Çela u lirua me masë më të butë sigurie, me detyrim paraqitje nga Gjykata e Apelit Durrës.
Por në 14 shtator, Gjykata e Lartë i ndryshoi sërish masën dhe e riktheu në burg, duke e shpallur Elidon Çelën në kërkim.
Ai rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator, pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi që të kalojë në mënyrë të kundraligjshme.
Sipas burimeve, Çela ka rënë në prangat e policisë pak ditë më parë, pasi është riktheyr sërish në Shqipëri, po përmes portit të Durrësit.