Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” është dhunuar.
Mësohet se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, por drejtuesi edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar.
Mes tyre ka pasur gjithashtu edhe përleshje fizike, ku është dhunuar një prej efektivëve që ishte në patrullë.
Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit që është ndaluar rezulton të jetë punonjës policie në Vlorë, edhe ai i “Shqiponjave”. Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës bashkë me 2 miqtë vlonjatë që e shoqëronin, në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën.
Efektivi nga Vlora është shoqëruar në Komisariatin nr. 3, i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Kujtojmë se pak ditë më parë, efketivi i forcave “Shqiponja” Edlir Alleshi u plagos me armë zjarri teksa ishte duke ndjekur Klered Bozhanajn me patrullën. Ky i fundit nuk pranoi të ndalonte për kontroll dhe hapi zjarr ndaj policisë.