Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dalë në një konferencë për media, ku ka folur ne lidhje me ngjarjen në Pogradec, ku u dhunua për vdekje 42-vjeçari, Egli Proga.
Sipas Rrumbullakut veprimet e policisë së Pogradecit kanë qenë korrekte, se policia ka mbledhur provat dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë. Ai ka mohuar kategorikisht që ngjarja të ketë lidhje me gjobvënien dhe sipas tij autori i krimit dhe viktima nuk kishin asnjë njohje mes tyre dhe se ky është një rast fatkeq.
“Ka vijuar disinformuar i publikut lidhur me ngjarjen në Pogradec ku si pasojë e konflikti humbi jetën një 42-vjeçar. Informoj opinionin”. Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të policisë Pogradec është i pabazë, me asnjë dyshim të arsyeshëm dhe si i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë asnjë punonjës policie s’ka tentuar të fshehë gjë. Ngjarja është vlerësuar maksimalisht. Nga policia është shkuar menjëherë në vendngjarje, është bërë njoftimi i spitalit, është ngritur grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat dhe janë shoqëruar personat e pranishme. Si rezultat i veprimeve profesionale nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes. U identifikua autori dhe 3 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.Nga media nuk është paraqitur askush kur i kemi thirrur, por u ngrit një tymnajë dhe akuza në drejtim të policisë së shteti. Policia e shtetit nuk është e pagabueshme, por baltosja është e dënueshme. Policia do të ndërmarrë hapa ligjor deri në fund për transparencën për dezinformoma dhe keqinformim”, tha Rumbullaku.