Policia zbardh ngjarjen në Korçë: Gruaja u vetëdogj me benzinë dhe u hodh nga ballkoni

Është zbardhur dinamika e ngjarjes në Korçë ku një grua u hodh nga ballkoni i apartamentit në katin e 4-t pas zjarrit të rënë në banesën e saj.  

Fillimisht u njoftua se 49-vjeçarja u hodh nga ballkoni i banesës për t’i shpëtuar zjarrit nga shpërthimi i bombolës së gazit, por policia raporton se shtetasja S.K., është lyer me lëndë djegëse dhe i ka vënë flakën vetes. Më pas ajo është vetëhedhur nga ballkoni. Pasi u dërgua në spitalin rajonal të Korçës, mësohet se 49-vjeçarja ka marrë djegie të shumta në fytyrë dhe në trup.

Nga dëshmia e banorëve të pallatit pranë shkollës “Raqi Qirixhi” mësohet se gruaja ishte e vetme në banesë dhe se kanë qenë ata që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë mbi ngjarjen e rëndë. Ndërsa nuk dihet ende motivi që ka çuar 49-vjeçaren të ndërmarrë këtë akt.

Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.” – njoftimi i policisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *