Keniania Joy Aoko, e cila prej muajsh ndodhet në gjendje kritike pas dhunës barbare në Tiranë, është nisur sot drejt vendlindjes, Kenia. Lajmi u bë me dije nga ministria e Jashtme e Kenias, e cila njoftoi kthimin e së resë.
Në një deklaratë të bërë publike më 25 janar, Departamenti i Shtetit për Çështjet e Diasporës, njoftoi se po organizonte riatdhesimin e saj pasi gjendja e saj u përkeqësua.
“Ne e ndjemë se ishte e përshtatshme dhe në interesin më të mirë të Aokos ta sillnim në shtëpi për të përfunduar udhëtimin e saj të shërimit mes të dashurve të saj”, thuhej pjesërisht në letër.
Ndërkohë ministria e Jashtme shtoi se Aoko e cila prej muajsh ishte e shtruar në spital në Shqipëri, kishte nevojë për kujdes të specializuar mjekësor.
“Ajo u shtrua në spital për trajtim dhe është në gjendje kritike. Fatkeqësisht, ajo kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik që nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri”, tha Ministria e Jashtme e Kenias.
Joy së bashku me nënën e saj pritet të mbërrijë në aeroportin Wilson në orën 20:00, ku do të pritet nga Roseline Njogu, sekretarja e parë për Çështjet e Diasporës.