“Prej një viti më ngacmonte seksualisht”, dëshmia e 21-vjeçares që plagosi të moshuarin në Shkodër

– Zef Paloka, 68-vjeçari i cili u plagos mbrëmjen e kaluar në fshatin Dejë, ngacmonte prej 1 viti 21-vjeçaren, e cila e plagosi me thikë disa herë në bark. Kjo e fundit, në deklaratën e saj në polici ka theksuar se kishte një vit që ngacmohej nga 68 vjeçari me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me njëri tjetrin.

Po ashtu, autorja, e identifikuar si Nikoleta. Z ka sqaruar se mbrëmjen e djeshme ndodhej jashtë banesës së saj kur sërish 68 vjeçari e ka ngacmuar, dhe në atë moment ajo është futur në banesë ku ndodhej vetëm motra ka marrë thikën dhe ka qëlluar disa herë Palokën.

Edhe banorët e lagjes, kanë qenë në dijeni të këtij konflikti mes 21 vjeçares dhe 68 vjeçarit pasi ky i fundit e ngaçmonte herë pas here. Pas ngjarjes 21 vjeçarja është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës ndërsa 68 vjeçari ndodhet në reanimacion për shkak të plagëve të marra.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *