Princ Harry flet për herë të parë mbi atësinë e tij: “Thoshin se unë kisha baba një nga të dashurit e nënës”

Që prej largimit nga familja mbretërore dhe tërheqja nga titulli, princi Harry ka arritur të marrë vëmendjen e mediave.

Pas shumë deklaratave të bujshme, së fundmi ai ka folur edhe në lidhje me thashethemet e përfolura prej kohësh, sipas të cilave thuhej se babai i tij nuk është mbreti Charles, por ish-oficeri i kalorsisë mbretërore James Hewitt, personi me të cilin princesha Diana pranoi se kishte një lidhje gjatë kohës që ishte e martuar me Charles.Në librin e tij të sapopublikuar me titullin “Spare” (I përjashtuar), ai flet me ironi për këto lajme, ndërsa shton se vetë Charls më herë është tallur me këtë fakt duke e pyetur Harryn, se ndoshta Hewitt ishte vërtet babai i tij.

“Shakaja ishte shumë qesharake në dritën e thashethemeve që qarkullonin në atë kohë se babai im i vërtetë ishte një nga ish-të dashurit e nënës sime: Major James Hewitt. Një shkak i thashethemeve ishin flokët e kuq të Major Hewitt, por një tjetër ishte sadizmi. Lexuesve të tabloidit u pëlqente ideja se djali më i vogël i Princit Charles nuk ishte djali i Princit Charles. Ata nuk u lodhën kurrë nga ajo ‘shaka’, për disa arsye…”- shkruan ai nw libër.Ideja se Hewitt është babai biologjik i Harrit ishte ripërsëritur dhe ribotuar në mënyrë të përsëritur “me njëfarë serioziteti”, shtoi princi dhe tha se çdo rrëfim i Charles që duhej ta siguronte atë se Hewitt nuk ishte babai i tij ishte “i shpikur”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *